25 Dhjetor 2024

Evropa fiton betejën me “Facebook”-un

Strasburg, 6 tetor - Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shfuqizoi sot marrëveshjen 15-vjeçare që u lejonte kompanive teknologjike të transferonin të dhënat e përdoruesve evropianë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që prej vitit 2000, më shumë se 5000 kompani - përfshirë gjigantët si “Facebook”, “Google”, “Amazon”, “Tech30” etj. - mund t’i kalonin në SHBA të dhënat personale të shtetasve të BE-së. Marrëveshja “Safe Harbour” (“Porti i Sigurt”) justifikohej me arsye sigurie, ndërsa prej sot ajo nuk është më në fuqi.

Po si nisi procedura gjyqësore kundër “Facebook”-ut që pritet të ndryshojë rregullat për të gjithë gjigantët e teknologjisë në Evropë? Padia u bë në Gjykatë nga Maks Skrems, një student i Drejtësisë në Austri. Ai u ankua personalisht për faktin që rrjeti social të gjitha të dhënat e tij personale ia transferonte në Shtetet e Bashkuara. Sipasj tij, autoritetet amerikane e kanë shumë të lehtë t’i kenë në dorë të dhënat e tij private. Si shembull ai solli para gjykatës një sërë dokumentesh të dala nga Eduard Snouden, ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA (NSA).

Fillimisht studenti austriak iu drejtua me një padi një gjykate në Irlandë, aty ku është edhe qendra e “Facebook”-ut për Evropën, por kërkesa e tij u rrëzua me argumentin se të dhënat e rrjetit social mbroheshin nga marrëveshja “Safe Harbour” mes SHBA-ve dhe BE-së.

Por sot, Gjykata Evropaine e Drejtësisë vendosi se të tilla pretendime duhet të hetohet individualisht edhe nga vendet anëtare të BE-së, duke rrëzuar kështu marrëveshjen e vitit 2000. Sipas gjykatës, vendet e BE-së kanë të drejtë të vendosin për të ndaluar kompanitë amerikane që të dhënat e qytetarëve të tyre t’i transferojnë në SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)