Europa, më shumë satelitë për klimën
Bruksel, 18 qershor - Parlamenti Europian ka miratuar një dokument që parashikon një program europian vëzhgimi nga hapësira në Tokë, duke i ndezur dritën jeshile lëshimit të satelitëve.
Ata do furnizojnë me të dhëna të vlefshme rreth ndryshimit klimaterik, ndotjes globale dhe do garantojnë më shumë siguri në rast të katastrofave natyrore.
Në të njejtën kohë, satelitet do ndihmojnë qeveritë dhe politikat e bujqësore, energjitike, transportit dhe zhvillimit urbanistik. Deputetët miratuan një buxhet prej 107 milionë eurosh.