Europa, me një mbushës universal telefonash
Bruksel, 17 mars - Bashkimi Europian ka miratuar një rregullore, e cila do ti detyrojë prodhuesit e telefonave celularë për të siguruar një mbushës universal që mund të përdoret për mbushjen e baterive të të gjithë telefonave celularë, duke përfshirë edhe smartfonët.
Deputetët e Parlamentit Europian e mbështetën nismën që do të bëhet realitet për telefonat smart që nga viti 2017.
Rregullorja synon të ndihmojë konsumatorët, si dhe të ulë koston e pajisjeve elektronike, pasi mbushësi nuk do të jetë më i nevojshëm të ndërrohet bashkë me telefonin celular.
Kjo u shërben si interesave të konsumatorëve, ashtu edhe të mjedisit, tha eurodeputetja Barbara Veiler.
Kjo do ti japë fund mbipopullimit të pajisjeve për ti mbushur me bateri dhe do të kursejë 51 mijë tonë mbetje elektronike çdo vit, thanë deputetët.