ESK thellon bashkëpunimin me Eurostat-in
Prishtinë, 20 shtator - Në saje të thellimit të bashkëpunimit në mes të Entit të Statistikës të Kosovës dhe të Eurostat-it, sidomos në aplikimin e standardeve evropiane dhe botërore të statistikave nga ESK-ja, tash e tutje Kosova, ngjashëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve potenciale për anëtarësim në BE, i dërgon të dhënat statistikore në Eurostat, duke i respektuar të gjitha rekomandimet për transmetimin e statistikave zyrtare.
Eurostat-i , pas grumbullimit të tyre, ato i publikon në ueb faqen e Eurostat-it. Meqë është një vëllim shumë i madh i të dhënave, Eurostat-i ka menduar të krijojë rrjetin, që quhet mbështetje përdoruesve të statistikave të Eurostat-it, për të gjitha shtetet e BE-së dhe shtetet potenciale për anëtarësim. Me këtë rast, zyrtarët përgjegjës të Entit të Statistikës të Kosovës, duke i promovuar statistikat e Eurostat-it, njëkohësisht i promovojnë edhe statistikat e Kosovës.
Zyrtarët e Teknologjisë Informative në ESK, në bashkëpunim me Eurostat-in, kanë krijuar një link, në ueb faqen e Eurostat-it, në të cilën qytetarët e BE-së mund të kyçen, duke klikuar mbi flamurin e Republikës së Kosovës për të kërkuar të dhënat e nevojshme që i disponojnë Eurostat-i dhe ESK-ja. Të dhënat gjenden në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Në e-mail mesazhe përgjigjet realizohen brenda 24 orëve, gjatë ditëve të punës. Kërkesat për informacion shtesë, p.sh., informacion metodologjik, që duhet të merren nga Eurostat-i, realizohen brenda pesë ditëve. Përdoruesit duhet të informohen në lidhje me vonesat e përfshira.
Nëpërmjet telefonit do të jepen menjëherë përgjigjet, kurse me anë të këtij kanali përgjigjja e dhënë do të dokumentohet mirë.
Reagimet nga përdoruesit do të përkthehen dhe dërgohen në Eurostat, në kuadër të raportit tremujor. Problemet në cilësinë e produkteve të Eurostat-it ose shërbimet do të raportohen menjëherë te ekipi qendror i Eurostat-it.