Ericsson hedh në gjyq Apple-in
New York, 1 mars - Kompania Ericsson ka qenë një pioniere e pajisjeve mobile dhe tani është bërë ofruesja më e madhe e rrjeteve wireless.
Ericsson ka paraqitur 7 ankesa ligjore në një gjykatë amerikane, ku i kërkon Komisionit Ndërkombëtarë të Tregtisë që të bllokojë shitjet e pajisjeve të Apple-it në tregun amerikan.
Ericsson e akuzon Apple-in për shkelje të 41 patentave, të cilat lidhen me disa metoda të rëndësishme që përdoren nga pajisjet mobile, si dhe me teknologji të ndryshme, si ndërfaqet e përdoruesit, ruajtja e baterisë dhe sistemi operativ.
Kasim Alfalahi, shefi ekzekutiv i Ericsson-it u shpreh Ne u kemi dhënë atyre një licencë; ata duhet të na e kthejnë. Nuk jemi një kompani që kërkojmë të marrim më shumë se vlera që thamë në fillim.
Apple i pagoi disa honorarë Ericsson-it për zhdukjen e një licence në muajin janar, dhe meqë nuk arritën një marrëveshje, të dyja kompanitë hodhën njëra tjetrën në gjyq.