27 Dhjetor 2024

Epoka e telefonave \'low cost\'

Barcelonë, 4 mars - Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandashme në jetën e miliona personave në mbarë botën dhe tashmë beteja e prodhuesve duket se është zhvendosur tek cmimi.

Në Barcelonë po mban punimet Kongresi Botëror i Celularëve ku kompanitë prezantojnë me pompozitet produktet e tyre dhe risitë në to. Vëmendja është përqendruar tek Samsung, Nokia apo të tjera shtëpi prodhuese me emër.

Por nën hijen e tyre, në përpjekje për të zënë sa më shumë vend në tregun e telefonave inteligjentë, shtyjnë kompani relativisht të reja. Një ndër to është edhe \"Firefox\" që ka prezantuar produktin e tij me sistemin e operimit \"Firefox OS\".

Bëhet fjalë për një prodhim krejtësisht modest që synon masivizimin nëpërmjet çmimit që është vetëm 25 dollarë. Ky telefon pritet të dalë në treg muajt e ardhshëm, sepse \"Firefox\" është në fazën e fundit të bashkëpunimit me prodhuesin kinez të procesorëve, \"Spreadtrum\".

Me këtë çmim, \"Firefox\" shndërrohet ndoshta në konkurrentin më serioz të Nokia-s në tregun e telefonave inteligjentë me çmime të ultë. Kompania finlandeze nga ana e saj prezantoi Nokia Asha 230, një telefon prej 49 dollarësh në treg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)