21 Dhjetor 2024

Elon Musk shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të Twitter-it

New York, 1 nëntor - Elon Musk shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të Twitter-it, disa ditë pasi finalizoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale.

Ky veprim e bëri Musk-un drejtor të vetëm në Twitter, përderisa ai njëkohësisht është edhe drejtor ekzekutiv në Tesla dhe SpaceX.

"Kjo është vetëm e përkohshme", shkroi Musk në Twitter pasi shkarkoi udhëheqësinë e lartë të kompanisë.

Midis të shkarkuarve ishin shefi ekzekutiv Parag Agrawal, shefi financiar Ned Segal dhe ish-kryetari i bordit, Bret Taylor.

Musk, personi më i pasur në botë, ka ofruar gjithashtu të blejë të gjitha obligacionet e papaguara të Twitter-it, sipas një dosjeje të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC).

Në një dosje të veçantë të publikuar nga SEC, bëhet e ditur se princi saudit Alwaleed bin Talal ishte bërë aksioneri i dytë më i madh i Twitter-it, duke tejkaluar senatorit amerikan Chris Murphy nga shteti amerikan Connecticut.

"Sot po kërkoj nga Komiteti për Investimet e Huaja (CFIUS), i cili shqyrton blerjet e bizneseve amerikane nga blerës të huaj, të kryejë një hetim mbi implikimet e sigurisë kombëtare të blerjes së aksioneve në Twitter nga Arabia Saudite", shkroi Murphy.

"Ne duhet të shqetësohemi që sauditët, të cilët kanë një interes të qartë në shtypjen e fjalimit politik dhe ndikimin në politikën e SHBA-së, tani janë pronari i dytë më i madh i një platforme të madhe të mediave sociale", tha Murphy, duke shtuar: "Ekziston një çështje e qartë e sigurisë kombëtare në lojë dhe CFIUS duhet të bëjë një rishikim".

Blerja e Twitter-it nga Musk ka ndezur një stuhi debati në lidhje me lirinë e shprehjes kundrejt dëmit në internet, pasi vetë Musk më parë kritikoi politikat e moderuara të Twitter-it dhe akuzoi platformën për njëanshmëri ndaj pikëpamjeve të krahut të majtë.

Musk nuk ka detajuar ende planet e sakta për vizionin e tij të Twitter-it, por ai pritet gjerësisht të lehtësojë rregullat e moderimit si dhe të shkurtojë stafin e kompanisë.

Ai gjithashtu besohet se po mbron idenë për t'u kërkuar përdoruesve të paguajnë për shenjën verifikuese "blue check", që përdoret për të verifikuar llogaritë e personave të famshëm, politikanëve, udhëheqësve të biznesit dhe gazetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)