23 Dhjetor 2024

Ekspertja amerikane mbajti ligjëratë për kërcënimet kibernetike

Prishtinë 15 qershor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj. Laura Galante, eksperte e sigurisë kibernetike, ka mbajtur një ligjëratë për të shpjeguar analizimin e rrjetit, sa i përket kërcënimeve kibernetike. Ligjërimin e znj Ganante e ka organizuar ICITAP-i dhe është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ekspertja amerikane sot në MPB bashkëbisedoi me anëtarët e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, zyrtarë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, zyrtarë të MPB-së, të angazhuar në fushën e Teknologjisë Informative, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Përmes kësaj ligjërate është synuar që të mësohen metodat me të cilët ekspertët amerikan merren aktivisht në ruajtjen dhe për format se si parandalohen kërcënimet kibernetike.

Për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fushën e teknologjisë janë të domosdoshme përvoja të tilla, duke parë evoluimet që po bëhen çdo ditë në teknologjinë informative.

Znj. Laura Galante është e specializuar për analizimin e rrjetit (internetit) sa i përket kërcënimeve kibernetike.

Agjencia e saj Galante Strategies, analizon se si shtetet e shfrytëzojnë hapësirën kibernetike. Galante Strategies u ndihmon qeverive dhe korporatave që t’i kuptojnë kërcënimet kibernetike dhe informatike dhe të reagojnë ndaj tyre.

Më parë ajo ka punuar në kompani të ndryshme dhe ka udhëhequr botimin/nxjerrjen e raporteve të ndryshme, si i njohuri APT28: Një dritare në spiunazhin kibernetikë shtetëror të Rusisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)