25 Dhjetor 2024

Edhe Wall Street Journal sulmohet nga hakerët kinezë

New York, 1 shkurt - “Wall Street Journal” është e përditshmja e dytë amerikane, e cila ka thënë se është sulmuar nga hakerët kinezë. Gazeta ka thënë se hakerët kanë pasur në shënjestër sistemin kompjuterik të saj.

Më herët, sulme të hakerëve kinezë ka raportuar edhe “New York Times”, duke thënë se ato kanë qenë hakmarrje ndaj një shkrimi kritik që ka publikuar për kryeministrin e Kinës, Wen Jiabao.

Pekini është akuzuar nga disa qeveri dhe kompani për spiunazh kibernetik.

Ministria e Jashtme kineze ka hedhur poshtë akuzat e New York Times-it, duke i quajtur “të pabaza” dhe “krejtësisht të papërgjegjshme”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)