E- Qeverisja synon rritjen e qytetarëve në vendimmarrje
Prishtinë, 24 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot përfaqësueset nga Akademia për e-Qeverisje e Estonisë, Liia Hanni dhe Nele Leosk, të cilat po asistojnë në krijimin e platformës elektronike Sot Vendosi Unë, që ka për qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Ministri Ismajli ka falënderuar Qeverinë e Estonisë për mbështetjen në realizimin e këtij projekti në Kosovë, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që të përfshijë sa më shumë qytetarët në vendimmarrje, dhe kjo platformë elektronike është një mundësi e mirë për arritjen e këtij qëllimi.
Nga ana e tyre, përfaqësueset nga Akademia për e-Qeverisje e Estonisë, Liia Hanni dhe Nele Leosk, kanë njoftuar Ministrin Ismajli se në cilën fazë ndodhet ky projekt, i cili bazuar në përvojën estoneze do të përmirësojë procesin e qeverisjes transparente përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në internet.
Platforma Sot Vendos Unë realizohet me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë dhe Akademia për e-Qeverisje e Estonisë, pas shprehjes së vullnetit nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ndërsa po realizohet nga MZHE dhe Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Gjithashtu ky projekt është paraparë që të realizohet edhe në dokumentin e Agjendës Digjitale për Kosovën, i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në Prill të vitit 2