23 Dhjetor 2024

Dy sonda të NASA-s do të hyjnë në orbitën e Hënës

Florida, 30 dhjetor - Pas pak ditësh, dy sonda binjake do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës.

Ato janë pjesë e një misioni me vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh që do t’u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë fushën gravitacionale të hënës. Misioni i NASA-s quhet Grail.

Dy sondat që funksionojnë me energji diellore, udhëtuan më shumë se tre muaj për t’ju afruar Hënës. Trajektoret e tyre drejt objektivit ishin të ngjashme, por të veçanta.

Ed Weiler, ekspert i misioneve shkencore të NASA-s, e përshkroi kështu qëllimin e sondave Grail para se ato të lëshoheshin me sukses nga Toka. Ai thotë:

\"Me pak fjalë, Grail, është si një udhëtim në qendër të hënës. Sondat do të analizojnë brendësinë e Hënës duke krijuar hartën e saj të gravitetit, më mirë se asnjëherë më parë.\"

Të dy satelitët, të quajtur \"Grail A\" dhe \"Grail B,\" do të ndjekin njëri-tjetrin rreth hënës, në distancë 200 kilometra nga njëri-tjetri. Sinjalet e radios do të përcaktojnë distancën mes tyre.

\"Kur sateliti i parë të kalojë nëpër një fushë me gravitacion më të madh, ai do të shtojë shpejtësinë, distanca mes të dyve do të rritet pak, por kjo do të korrigjohet kur sateliti i dytë të kalojë nëpër të njëjtën fushë.”

Në këtë formacion, të vendosur njëra pas tjetrës, sondat do ta krijojnë hartën gravitacionale të Hënës për një periudhë prej 3 muajsh.

NASA shpreson që satelitët Grail të nxjerrin hartën më të saktë të Hënës deri tani.

Pastaj, shkencëtarët do të krahasojnë hartat topografike dhe gravitacionale të sipërfaqes së Hënës.

Ata shpjegojnë se me ndryshimin e formave të sipërfaqes hënore ndryshon edhe graviteti dhe ata presin që të ketë një ndryshim në sinjalet e gravitetit kur sondat të kalojnë mbi krateret dhe malet hënore. Në qoftë se kjo nuk ndodh, atëhere kjo mund të jetë shenjë se diçka është duke ndodhur brenda Hënës.

NASA thotë se njohuritë e fituara nga misioni Grail do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë rrugën e formimit të planeteve shkëmborë, duke përfshirë edhe Tokën. Harta e gravitacionit do të jetë një mjet i rëndësishëm për anijet që në të ardhmen do të fluturojnë drejt Hënës.

Sondat binjake Grail do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës më 31 dhjetor dhe 1 janar 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)