Dropbox arrin 400 milionë përdorues
Sot, 400 milionë njerëz në të gjithë botën po përdorin Dropbox-in. Ata ruajnë 1.2 miliardë skedarë çdo ditë, krijojnë mbi 100,000 dokumente të reja dhe lidhje çdo orë, dhe bëhen 4,000 redaktime çdo sekondë, shkroi kompania në një postim në bogun e saj.
Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Drew Houston zbuloi gjatë një interviste të dhënë për Bloomberg se dy të tretat e përdoruesve janë jo amerikanë. Ai tha gjithashtu se shërbimi është përdorur nga 8 milionë biznese, duke përfshirë këtu 500 kompanitë e Fortune.