24 Dhjetor 2024

Drejt një bote pa fjalëkalimi në internet

Londër, 6 korrik - Njerëzit vazhdimisht ankohen se e kanë të vështirë të mbajnë mend fjalëkalimet, kur hyjnë në kompjuterin apo telefonin e tyre celular. Por ndoshta shpejt do të vijë dita kur nuk do të kemi nevojë për fjalëkalime të gjata e të vështira.

Duke përdorur teknologji të bazuara tek të dhënat biometrike, një kompani e re në Londër po përpiqet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si njerëzit hyjnë tek informacioni i tyre privat apo sensitiv.

Në ditët e sotme, pothuajse gjithçka është në internet. Kjo nënkupton edhe numrin e madh të fjalëkalimeve që nga pini katër shifror i telefonave apo kombinimi i numrave dhe gërmave që bëhet gjithnjë e më i komplikuar.

Ndërsa zgjerimi i gjurmëve në internet po i detyron njerëzit të mbajnë mend më shumë se një fjalëkalim për përdorim të përditshëm.

“Kam disa fjalëkalime dhe përdor fjalëkalime të kategorive të ndryshme për gjëra të ndryshme. Për shembull për median sociale, për universitetin ku studioj dhe i mbaj mend të gjitha”, thotë Shannon McIntyre.

Sipas një sondazhi të gushtit të vitit të kaluar nga kompania LaunchKey , 32 përqind e të anketuarve pranuan shpesh se harronin fjalëkalimet, ndërsa 45 përqind thanë se i ruanin ato në shënime. Kompania e re me qendër në Londër, AimBrain, po përpiqet të bëjë ndryshime.

E krijuar nga bashkëthemeluesit lituanez Alesis Novik dhe Andrius Sutas, kompania ka krijuar një diapazon aplikacionesh biometrike të bazuara tek financa, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë më nevojë për asgjë përveçse vetvetes për të patur qasje tek të dhënat e tyre private.

“Problemi që shohim me fjalëkalimet është eksperienca e përdoruesit, njerëzit duhet t’i mbajnë mend gërmat e përdorura dhe zakonisht njeriu ka probleme me këto. Të dhënat biometrike e zgjidhin këtë çështje duke ofruar një faktor që nuk mund të harrohet, nuk mund ta lësh pas dhe është i lehtë për ta përdorur sepse nga ana e sjelljes nuk duhet të veprosh ndryshe nga normalja. Ne ndjekim veprimet normale në aplikacion pa patur nevojë për gjëra të tjera”, thotë Alesis Novik.

I tillë është aplikacioni i “sjelljes” i ndërtuar nga AimBrain që mundëson përdoruesit të kenë qasje tek të dhënat bankare përmes mënyrës se si gishti i madh i dorës shtyp një kod prej katër numrash ose pin. Aplikacioni monitoron ndryshime të vazhdueshme të tilla si presionin, minutazhin, vendndodhjen dhe shpejtësinë për të konstatuar nëse përdoruesi është ai që pretendohet të jetë.

“Kur fus pinin në mënyrën time të zakonshme, drita jeshile tregon që jam unë. Nëse ja kaloj Andrius, drita do të jetë e kuqe sepse veprimet e tij ndryshojnë nga unë”, spjegon Novik.

Ai thotë se kopjimi i veprimeve nga dikush që të vëzhgon është i pamundur pasi aplikacioni regjistron faktorin kohor që nuk kopjohet me lehtësi. Dikush me gishta të gjatë ka kënd ndryshe nga dikush me gishta të shkurtër. Një tjetër aplikacion është edhe ai për njohjen e fytyrës dhe identifikimin që kërkon vetëm një pjesë të fytyrës së përdoruesit për të patur qasje tek të dhënat financiare.

Novik fotografon veten me telefonin inteligjent duke mundësuar aplikacionin të analizojë karakteristikat e fytyrës dhe vertetojë nëse është ai. Aplikacioni analizon përshembull distancën mes syve dhe format e ndryshme në fytyrë.

“Analizon karakteristika dhe parametra të shumtë që janë të pamundur të rikrijohen. Po shtojmë aftësitë për të zbuluar nëse është foto e fotos në vend të fotos së drejtpërdrejt të njeriut”, thotë Novik

Kompania AimBrain aktualisht ka në shënjestër sektorin financiar, duke ndihmuar instuticione të ndryshme që të zhvillojnë metoda të sofistikuara për të vërtetuar përdoruesit bankarë mobilë. Një botë pa fjalëkalimi duket më pranë nga se mund të ishte parashikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)