Domen-adresat më të shtrenjta
SHBA, 27 mars - Më shumë se gjysmë dekade, domen-adresa business.com ka mbretëruar si më e shtrenjta në botë, pas shitjes në vitin 1999 për 7,5 milionë dollarë.
Domeni mbeti në majën e kësaj liste deri në vitin 2006 kur themeluesi i match.com, Geri Kremen, vendosi të futet në tregun e industrisë zbavitëse për të ritur dhe e shiti sex.com për 14 milionë dollarë.
Edhe pse tani konsiderohet se tregu i domen-adresave është i fortë, megjithatë çdo vit shkëmbehen me dhjetëra milionë dollarë nga shitja e domen-emrave.
Rekordi për domen-adresën të shitur më shtrenjtë ka ndodhur nga fundi i vitit 2009, kur firma për internet-marketing Kuinstrit e bleu Insure.com për 16 milionë dollarë.
Shitje të tjera enorme në vitin 2009 kanë ndodhur për toys.com, candy.com e të tjera. Jua prezantojmë listën e top dhjetë domen-adresave të shitura më shtrenjtë nga të tjerat.
1. Insure.com 16 milionë dollarë në vitin 2009
2. Sex.com 14 milionë dollarë në vitin 2006
3. Fund.com 9,99 milionë dollarë në vitin 2008
4. Porn.com 9,5 milionë dollarë në vitin 2007
5. Business.com 7,5 milionë dollarë në vitin 1999
6. Diamond.com 7,5 milionë dollarë në vitin 2006
7. Beer.com 7 milionë dollarë në vitin 2004
8. Israel.com 5,88 milionë dollarë në vitin 2004
9. Casino.co 5,5 milionë dollarë në vitin 2003
10. Toys.com 5,1 milionë dollarë në vitin 2009