23 Dhjetor 2024

Domain-et e Shqipërisë arrijnë në 6 mijë

Tiranë, 3 gusht - Entet publike dhe private kanë regjistruar deri më sot 6 mijë adresa faqesh interneti me prapashtesë .al, bëhet e ditur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Shqipëria e mori adresën .al nga Agjencia Amerikane e Menaxhimit të Adresave në vitin 1992, por gjatë dekadës së parë të ekzistencës së kësaj adrese, Shqipëria nuk kishte kapacitetet e nevojshme teknike për ta mirëmbajtur atë, ndërkohë që kishte edhe shumë kufizime burokratike. Deri në vitin 2009, vetëm 1900 adresa me prapashtesën .al qenë regjistruar.

Në atë kohë, adresat kombëtare jepeshin vetëm për entet publike apo kompanitë e biznesit. Në vitin 2010, AKEP vendosi të ofrojë domain shqiptar për këdo shqiptar që paraqitej me një pasaportë në zyrat e saj.

“Duke filluar nga viti 1992 me marrjen e administrimit të cctld .al e deri në mars të 2010-s janë regjistruar rreth 1900 domain-e. Ndërsa për një periudhë prej 16 muajsh numri i domain-eve .al ka arritur në 6200. Numri më i madh i aplikimeve dhe regjistrimeve i përkasin zonës .al, por vihet re që është rritur ndjeshëm edhe numri i domain-eve nën zonën .com.al, gov.al dhe edu.al”, thotë AKEP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)