Diskutohet zbatimi i Strategjisë për Siguri Kibernetike
Prishtinë, 4 maj - Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, z. Behar Selimi, mbajti takimin e radhës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Behar Selimi, tha se është i kënaqur me punën që është bërë deri më tani.
Në këtë takimi zëvendësministri Selimi vlerësoi se kjo fushë akoma nuk po trajtohet me prioritetin e duhur dhe se duhet mbështetje e shtuar administrative dhe politike.
Gjatë këtij takimi u diskutua konkretisht për zbatimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike, si dhe aktivitetet që priten të realizohen në të ardhmen.
Gjithashtu, u fol lidhur me projekt-ligjin për Infrastrukturën Kritike i cili është finalizuar dhe ka përfunduar fazën e konsultimeve paraprake, ndërsa është vendosur ne portalin qeveritar për konsultime me publikun.
Në këtë takim, u bë e ditur se janë hartuar edhe tabelat e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-se si dhe është plotësuar nga MPB vlerësimi i ndikimit financiar.
Anëtarët e këshillit konfirmuan gatishmërinë e tyre në përmbushjen e të gjitha objektivave që janë të të parapara nga Strategjia për Siguri Kibernetike.