Discovery niset drejt Tokës
Florida, 9 mars - Anija e hapësirës Discovery ka përfunduar misionin e saj të 39-të që është dhe i fundit për të në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës, dhe po pregatitet për tu ulur nesër në Qendrën Hapsinore Kenedi në Florida.
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se Discovery u shkëput me sukses nga stacioni i hapësirës dje në mëngjes.
Mbas përfundimit të misionit të saj 13 ditor, Discovery do të ulet përgjithmonë në tokë si anija më e vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë 30 vjeçare të programit. Anija pritet të vendoset përgjithmonë në një muze në Uashington.
Anija dhe ekuipazhi i përbërë prej 5 burrash e një grua kaluan 9 ditë të ankoruar në stacionin e hapësirës, mbasi Nasa e zgjati me dy ditë misionin e tyre.
Astyronautët e Discoverit instaluan modulin e një depozite shumëfunksionale me pamje nga Toka në stacionin hapësinorë, dhe gjithashtu ata çuan në këtë stacion një robot të ri humanoid i quajtur Robonaut 2.
NASa shpreson se Robonaut 2 do të kryejeë funksionet e një ndihmës astronauti në stacionin hapësinor.