"Discovery" në fluturimin e kthimit në Tokë
Florida, 19 prill - Anija hapësinore "Discovery" dhe shtatë anëtarët e saj të ekuipazhit gjenden në kthim e sipër për në Tokë.
Detyrë kryesore gjatë dhjetë ditëve punë të ekuipazhit në stacionin hapësinor ndërkombëtar ISS ishte montimi i një cisterne të re amoniaku për sistemin e ftohjes të ISS-së.
Anija hapësinore pritet të kthehet në Tokë nesër në mëngjes.