Discovery lëshohet nga Qendra Kenedi e Hapësirës në Florida
SHBA, 6 prill - Anija amerikane e hapësirës Discovery u lëshua sot nga Qendra Kenedi në Florida me 6 astronautë amerikanë dhe një japonez në bord për tu ankoruar në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se lëshimi u krye siç pritej.
Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit, Discovery pritet të arrijë në stacionin e hapësirës të mërkurën. Astronautët do të çojnë në laboratorin orbital pjesë këmbimi dhe eksperimente shkencore.
Ky mision do të jetë i pari në të cilin 4 femra ndodhen në Stacionin Orbital Ndërkombëtar në të njëjtën kohë, tre si pjesë e anijes Discovery dhe e katërta në stacionin e hapësirës.