Discovery, edhe një tjetër ditë në orbit për shkak të motit
Florida, 20 prill - Anija e hapësirës Discovery do të kalojë edhe një ditë tjetër në orbitë, ngaqë moti me re në Qendrën e Hapësirës Kennedi në Florida e ka detyruar NASA-n ta shtyjë zbritjen në Tokë, që e kishte planifikuar për sot.
Agjencia amerikane e hapësirës tha se shpreson që Discovery të kthehet nesër në mëngjes.
Gjatë misionit dy-javor të anijes, anëtarët e ekuipazhit kryen tri ecje në hapësirë, gjatë të cilave instaluan një rezervuar me amoniak për sistemet ftohëse të stacionit, zëvendësimin e një xhiroskopi dhe shkëputjen e një laboratori japonez eksperimentimi nga stacioni.
Anija gjithashtu dërgoi me këtë mision shtretër të rinj për të fjetur astronautët dhe 4 rafte për përdorim gjatë eksperimeteve. NASA e shtyu një ditë misionin për të kryer inspektimin rutinë të paneleve që mbrojnë anijen nga nxehtësia.