Diaspora i premton sfidë Facebook-ut
New York, 28 gusht - Duke filluar që nga 15 shtatori do hidhet në rrjet projekti Diaspora, i ndërtuar nga 4 studentë amerikanë.
Ilya, Raphael, Maxwell e Daniel nga Universiteti i Nju Jorkut e kanë nisur këtë projekt si një lojë mes miqsh pak muaj më parë, në kulmin e kritikave ndaj Facebook për ruajtjen e privatësisë.
Diaspora është një rrjet social i kontrolluar personalisht, në të cilim mund të bësh cfarë të dëshirosh. Gjithcka nisi nga një buxhet 10 mijë euro me të cilin u ndërtuan modalitetet e kodit fillestar dhe deri tani ka arritur të regjistrojë rreth 100 mijë anëtarë, mes të cilëve është edhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.
Në këtë blog, të gjithë anëtarët mund të komunikojnë pa dhënë detaje rreth të dhenave personale.