Dështon prova raketore në hapësirë e kompanisë amerikane SpaceX
Florida, 18 janar - Kompania private amerikane e hapësirës SpaceX lëshoi me sukses satelitin monitores oqeanik Jason-3, por dështoi në zbritjen e fazës së parë të raketës Falcon 9 në një anije në oqean.
Raketa u lëshua mëngesin e së dielës nga Baza e Forcave Ajrore \"Vandenberg\" në Kaliforninë qendrore, duke hedhur në orbitë satelitin monitorues satelitor Jason-3.
Më 21 dhjetor përpjekja për ulje në det të hapur e raketës Falcon 9 u realizua me sukses në Bazën Cape Canaveral të Floridës.
SpaceX është përpjekur disa herë vitin e kaluar të kryejë ulje të raketës në një anije pa pilot në oqean, por pa sukses. Përpjekja e së dielës ishte e fundit ndër provat e SpaceX në raketat e ripërdorueshme.