22 Dhjetor 2024

Deri në vitin 2013 çdo banor i BE-së me internet të shpejtë

Bruksel, 23 shtator - Sipas planit të BE, çdo banor i Unionit deri nëvitin 2013 do të mund të lidhet në internet të shpejtë, ndërsa deri nëvitin 2020 të gjitha amvisëritë në rrjet të veçantë të shpejt ngakabllot optike.

“Sot rendi i ditës digjital për Evropën u bë realitet, u nisëm në aksion. Në iniciativën time Komisioni Evropian pranoi tre masa për mbështetjen e internetit të shpejtë dhe ultra të shpejtë në BE “, deklaroi Neli Kroes eurokomesare për teknologji digjitale.

Ajo shtoi se interneti i shpejtë është si “oksigjen digjital për zhvillimin e mirëqenies në BE.

Kroes tregoi se bëhet fjalë për masa të cilat janë pjesë e strategjisë evropiane deri në vitin 2020 për qëndrueshmërinë e rritjes në Evropë. Për dhjetë vitet e ardhshme ky projekt do të kushtojë 200 miliard euro. Për pranimin e propozimit pajtim duhet të japin edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)