23 Dhjetor 2024

Demokraci Plus ka lansuar platformën online ndreqe.com

Prishtinë, 7 mars - Me synim të përmirësimit të shërbimeve publike komunale, Demokraci Plus (D+) sot ka lansuar platformën online ndreqe.com.

Në këtë platform, qytetarët e çdo komune mund të raportojnë lehtë dhe shpejtë një ankesë në lagjen apo komunën e tyre duke bërë një foto dhe vendosur atë në lokacionin e saktë në hartën interaktive në ndreqe.com.

Secila ankesë përcillet tek komuna përkatëse dhe ekipi i D+ do të monitoroj rregullimin e ankesës së raportuar dhe përditësuar gjendjen e ankesës në platformë.

Ndreqe.com shërben edhe si sistem i koordinimit të brendshëm për adresimin e ankesave të qytetarëve për shërbime komunale. Njëkohësishtë, harta interaktive ku paraqiten ankesat mund të shërbej për planifikim të investimeve kapitale në vitet në vijim.

D+ fton të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse kanë ankesa për mbeturina, gropa në rrugë, ndriçim publik të prishur, trotuarë të dëmtuar, parkime ilegale apo duhan brenda lokaleve, të kyçen në ndreqe.com me mobil apo kompjuter dhe ta raportojnë atë.

Ka gatishmëri nga shumë institucione komunale për të përmirësuar shërbimet pubike dhe reaguar më shpejtë për ankesa qyetatare, vetëm se nevojitet një sistem lehtë i menaxhueshëm dhe një qytetari aktive me raportime të sakta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)