Dell padit pesë prodhues të ekraneve LCD
SHBA, 17 mars - Gjiganti kompjuterik Dell në fund të javës së kaluar ka ngritur padi kundër pesë prodhuesve të ekraneve LCD duke i akuzuar ata për imponim të cmimeve të tregut.
Në shënjestër të shërbimit ligjor të Dell janë gjetur Epson, Hitachi, Sharp, Toshiba e HannStar, e padia e cila është dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Kaliforni akuzon prodhuesit për imponimin e çmimeve të tregu.
Për shkak të një politike të këtillë të prodhuesve, supozohet se Dell është të paguaj më tepër për ekranet të cilat i ka integruar në pajisjet e veta, derisa kërkon dëmshpërblim financiar i cili tani për tani mbetet një shumë e papërcaktuar.
Gjatë vitit të kaluar disa kompani kanë ngritur padi të ngjashme kundër prodhuesve të ekraneve LCD, e disa prej tyre, sikur që ishte prodhuesi Chi Mei Optoelectronics, kanë pranuar fajin vetë dhe pa nisur procesi kanë filluar të paguajnë dëmshpërblimin.