Del në treg Nokia Asha 501 që kushton 100 euro
New Delhi, 9 maj - U prezantua në Indi smartphoni findlandez i destinuar për tregun vendas por telefoni mund të shitet në të gjithë botën.
Bëhet fjalë për Asha 501, Nokian i cili kushton vetëm 100 euro.
Duke parë telefonin ajo që bie në sy është ekrani i tij 3 inç.
Telefoni është i pajisur me bluettooth, Wifi dhe një kamera 3,2 megapixel.
Memoria e telefonit mban deri në 4GB fale kartës microsSD.
Pajisja është mundësuar nga një procesor 1 GHz dhe 512 MB RAM. Asha 501 ka një bateri që zgjatën 17 orë kohë bisedimi dhe 48 ditë kohë të gatishmërisë.