21 Prill 2025

Del në shitje Samsung Galaxy S5

Seul, 11 prill - Prej sot, Samsung fillon me shitjen globale të Galaxy S5, Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo.

Të gjithë ata që për një kohë të gjatë kanë pritur ta blejnë modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5 apo pajisjet tjera të mençura prej sot mund ta bëjnë këtë.

Adhuruesit e pajisjeve të mençura të Samsung, më nuk do të duhet të presin për para-porosi të cilat zgjasin me javë, pasi që prej sot në shumicën e tregjeve Samsung Galaxy S5, Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo mund të blihen në dyqanet e kompanisë, apo rishitësit e autorizuar.

Mirëpo në disa vende kjo mund të bëhej edhe nga dita e djeshme. Për shembull, në dyqanet e Samsung Experience Stores në Mbretërinë e Bashkuar, përdoruesit të cilët i kanë bërë para-porositë e pajisjeve më herët e kanë pasur mundësinë e blerjes së telefonit apo pajisjeve tjera mobile dje pasdite.

Pajisjet e reja të Samsung tani janë në dispozicion për blerje në 125 shtete të botës, duke përfshirë Evropën, SHBA-në, shtetet e Lindjes së Mesme, Amerikës Latine apo Azisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)