Del Google Reader i ri
New York, 2 nëntor - Google ka nxjerr në treg modelin e ri Google Reader, i cili ofron rishikimin e premtuar të ndërfaqes së përdoruesit si dhe ofrohet lidhja e re me rrjetin social Google+.
Përdoruesit e Google Reader mund t’u bëjnë “+1” gjërave drejtpërdrejt nga Google Reader për t’i shpërndarë ato me miqtë e tyre në Google+.
Kjo veçori tani i zëvendëson opsionet “Share” dhe “Share with Note” që ishin në të kaluarën.
Por nga kjo do të mbeten të zhgënjyer përdoruesit e rrjeteve të tjera sociale por Google e ka injoruar këtë fakt dhe ka kërkuar që të promovojë rrjetin social që disponohet nga vetë gjiganti i motorëve të kërkimit.