25 Dhjetor 2024

Danimarka kërkon nga Microsoft një miliard dollarë

Kopenhagë, 5 mars - Zyra e tatimeve e Danimarkës kërkon nga korporata amerikane Miscrosoft t’i paguajë qeverisë së vendit shumën prej 5.8 miliardë kron apo më shumë se 1 miliard dollarë, njofton kanali televiziv “DR”.

Sipas të dhënave të telekanalit “DR”, autoritetet daneze po zhvillojnë bisedimet lidhur me këtë çështje me homologët e tyre në SHBA, duke u përpjekur të rimarrin shumën e përmënduar. Mosmarrëveshja tatimore në fjalë është më e madhja në historinë e Danimarkës.

Sikurse mendojnë autoritetet tatimore daneze, Miscrosoft nuk ka paguar deri në fund tatimet në lidhje me blerjen me një çmim më të ulët dhe transferimin e mëvonshëm në juridiksionin e Irlandës të kompanisë vendase “Navision” e cila tani quhet “Microsoft Dynamics Nav”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)