D4D lanson platformen online të Indikatorëve

Prishtinë, 19 dhjetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ju fton të merrni pjesë në lansimin e platformes online të Indikatorëve.
Fjala hyrëse do të bëhet nga shefi i zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, z. Jose Sulemane dhe diskutimi do të realizohet mes përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, zyrtarëve të lartë institucional, përfaqësues të agjensive statistikore dhe akterë tjerë të rëndësishëm.
Ka kohë që D4D mbledhë indikatorë të fushave të ndryshme dhe bën krahasimin dhe analizimin e tyre prej vitit në vit.
Ky softuer/platforme shëndërronë indikatorët tabelarë në grafikonë lehtë të lexueshëm në web, duke mundësuar krahsimin nëper vite.
Qasja më e lehtë tek këta indikatorë do të jetë sfidë për qeverinë që të jetë më e përgjegjshme dhe transparente, dhe në të njëtën kohë u jep mundësi organizatave të shoqërisë civile dhe hulumtuesve që të kenë qasje në këta indikatorë.
Kjo është hera e parë që llogaridhënia kërkon rezultatin konkret, duke shpërfillur kutinë e zezë kontestuese të administratës.