Curiosity bën shpime në Mars
Florida, 10 shkurt - Sonda Curiosity e dërguar në Mars, ka shpuar sipërfaqen e këtij planeti për herë të parë.
NASA shpreson se mostrat e marra nga shpimet do të ofrojnë të dhëna nëse planeti, që më shumti i ngjan tokës në sistemin diellor, ka pasur kushte për jetën mikrobiologjike.
Shkencëtari kryesor në NASA, John Grunsfeld, tha se shpimi ishte arritja më e madhe dhe moment historik për ekipin e Curiosity, që nga ulja e saj në Mars, në gushtin e kaluar.