25 Dhjetor 2024

Clinton iu dorëzon serverin hetuesve të FBI-së

Washington, 12 gusht - Kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka rënë dakord që t’ju dorëzojë serverin personal të internetit hetuesve të FBI-së.

Serverin, Clinton e ka përdorur gjatë kohës sa ishte sekretare shteti.

Clinton më parë ka dorëzuar mijëra faqe me e-maile Departamentit të Shtetit, por asnjëherë serverin, për të cilin u zbulua se e kishte pasur një të tillë personal në shtëpinë e saj në Nju Jork.

Pas zbulimit se kandidatja e demokratëve ka dërguar e-maile me postën e saj personale, pati një breshëri kritikash, pasi edhe niveli i sigurisë është shumë i më i ulët.

“Postën personale e kam përdorur për çështje vetëm private”, ka thënë Clinton, duke kërkuar që të gjitha e-mailet të bëhen publike.

Ndërkohë, hetuesit e FBI-së do të hetojnë mbi sigurinë e serverit personal të Hillary Clinton-it dhe do të dalin me përfundime ditët ose javët në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)