CIA rikrijon në Twitter ngjarjen për vrasjen e bin Ladenit
Washington, 3 maj - Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Tweeter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.
Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra. Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..
Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.
1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twetter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.
Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Tweeter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh, për 1.3 milion pasuesit e saj.
Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.
Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për mundësi të mëdha se njeriu i vrarë ishte bin Laden.
Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm. Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë, shkruante përdoruesi @AlexBoardGames. Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër.
Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s ngjitëse dhe nxitëse. A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ? Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?, thoshte ajo.