Chrome pritet të parakolojë Firefox-in
New York, 1 tetor - Shumë shpejt shfletuesi i internetit Google Chrome pritet të bëhet brouseri i dytë në botë më i përdorur, duke i rrëmbyer këtë pozicion Firefox-it. Kjo pritet të ndodhë deri në fund të këtij viti.
Aktualisht Chrome ka një përdorim global prej 23.6% ndërsa Firefox qëndron në shofrat 26.8% kurse Internet Explorer udhëheq me 41.7%.
Nga fillimi i vitit 2011 deri tani Chrome ka fituar 8% ndërsa Firefox ka rënë me thuajse 4% ndërsa IE gjithashtu ka rënë me 9%.
Shqipëria është një vend ku Chrome përdoret pasivisht, pasi posedon një përqindje të mahnitshme prej 58.9% (1.3 milion përdorues) ndjekur nga Firefox me 26.1 dhe IE me 12.9%.