Celulari që mund ta mbahet edhe në kuletë
New York, 2 qershor - Përmasat e tij janë milimetrike por ama luan rolin e një telefoni. Micro-Phone vjen në shtator dhe do të kushtojë rreth 120 euro.
Ai përshtatet me lehtësi në portofolin tuaj dhe të ofron një sistem komunikimi si të gjithë telefonat e tjerë por me një bateri që zgjat deri në 21 ditë kohë.
Ky telefon sa një kartë krediti ka një trashësi 5.5mm dhe peshon më pak se 40g. Telefoni sugjerohet për ata persona të cilët kanë hapësirë të kufizuar.