Celularët, aplikacionet me emrat e krimininelëve në kërkim
Prishtinë, 19 mars - Në Holandë tashmë posterat e personave në kërkim janë dixhitalizuar dhe përmes smartphone-ave, policisë po i jepet një ndihmë e rëndësishme në luftën e saj kundër krimit.
Dy aplikacione të reja po bëjnë që njerëzit e thjeshtë të ndihmojnë autoritetet të kapin të dyshuarit dhe përdorimi i tyre ka dhënë rezultate shpresëdhënëse.
Disa javë më parë policia e Amsterdamit ishte duke kërkuar dy të dyshuara për vjedhjen e llogarisë bankare të një zyrtari të lartë. Policia kishte fotografitë e tyre, ndaj më pas polici Bart Driessen njoftoi publikun.
Të premten pasdite ne publikuam në internet fotografitë e dy vajzave, mes moshës 20 dhe 23 vjeç, tha ai për DW.
Të shtunën në mëngjes ato ishin të dyja në rajonin e policisë dhe thanë: Hej ne jemi në atë aplikacion. Ju po na kërkoni? Po ju po i\'u kërkonim dhe tani jeni të arrestuara i\'u përgjigjëm ne dhe sot ato janë në qeli.
Të dyshuarat panë fotot e tyre në aplikacionin e policisë së Amsterdamit DePolitieZoekt, që në shqip përkthehet: Policia po kërkon. Ato nuk njohën vetëm veten, por u njohën edhe nga miqtë e tyre, të cilët komentuan poshtë fotografive se ato kishin bërë një gjë të turpshme.
DePolitieZoekt u lançua në muajin Nëntor për iPhone, Android dhe platformat Windows Mobile. Deri tani aplikacioni ka patur 115 000 shkarkime. Ai përmban disa galeri me fotografitë e personave në kërkim.
Përveç fotove në disa raste janë edhe video të të dyshuarve, ashtu siç është edhe video më ë fundit e publikuar ku një person pagoi për 35 litra karburant, ndërkohë që ai mori 144 litra. Kushdo që mund të njohë hajdutin e dyshuar të karburantit mund të njoftojë policinë përmes aplikacionit. Plotësohet një tabelë dhe dërgohet menjëherë. Njoftimi shkon dirket tek organet hetimore që merren me çështjen.
Driessen, i cili mbikqyr DePolitieZoekt, thotë se reagimi ndaj aplikacionit ka qenë befasues. Ne tërheqim vëmendjen e mijra qytetarëve në qytet dhe kërkojmë mbështetjen e tyre për ta bërë qytetin më të sigurtë, tha ai. Ne shohim se njerëzit që përdorin smartphone janë shumë të interesuar për mesazhet nga forcat e policsë.
Ndërkohë që DePolitieZoekt përdoret vetëm në Amsterdam, një organizatë kombëtare kundër krimit e nohur si M. Foundation, muajin e shkuar lançoi aplikacionin e saj për smartphone, Anoniem. Është pak a shumë si DePolizieZoekt, por nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me policinë.
Çdo ditë në zyrat e saj qendrore në një qytet të vogël në Holandën qendrore, M. Foundation merr më shumë se 300 telefonata që informojnë për krime të ndryshme në gjithë vendin. Këto informacione kanë çuar në arrestimin e mijra personave. Rasti i fundit ishte me një hajdut.
Një hajdut rruge në kërkim nga policia ishtë në aplikacionin tonë, thotë Ruud Smulders, menaxheri i M. Foundation, në një intervistë për DW.
Ai u arrestua pak ditë pasi u publikua në apliakcionin tonë. Pra ky është një sukses. Ndërkohë që flasim me Smulders ai merret me aplikacionin e tij në iPhone 4 dhe na tregon menynë e aplikacionit të tij.
Ky është një hajdut, ky është një mashtures, ky këtu është një hajdut shumë i kërkuar, ndërsa ky këtu është shumë i keq, na tregon ai.
Aplikacioni është programuar në Kosovë
Por ajo që është më interesante sesa vetë aplikacioni, është fakti se ai është krrijuar nga programues kosovarë përmes SPRIGS, një kompani holandeze që ka zyrat e saj në Kosovë. Kryeqyteti i Kosovës krenohet me komunitetin e të rinjve që njohin teknologjinë e aplikacioneve, gjë që çoi edhe ne krijimin e Anoniem.
Disa dhjetra programues të rinj kosovarë punojnë në kompjutera të teknologjisë së fundit për llogari të kompanisë. Anoniem është aplikacioni më i mirë i krijuar nga SPRIGS, që është themeluar në vitin 2010 nga një sipërmarrës hollandez.
Shumë njerëz nuk e dinë ndryshimin mes Polonisë dhe Kosovës, shpjegoi Thom van der Veen, i cili punon për zyrën e SPRIGS në Amsterdam. Unë mendoj se për ta është mirë kur shohin se kanë krijuar një gjë pozitive. Ata të rinj janë mjaft të impresionuar me arritjet e tyre.