Canon zbuloi sensorin APS-H CMOS me rezolucion 250 megapikselë
New York, 14 shtator - Canon zbuloi sensorin APS-H CMOS me rezolucion 250 megapikselë, që mund të përdoret tek kamerat përgjuese.
Gjiganti japonez i kamerave pretendon se kamera e saj e re me rezolucion 19,580 x 12,600 pikselë ka vendosur një rekord të ri sa i përket madhësisë së rezolucionit.
Kjo është jë pajisje që pamjet përmes saj janë 30 herë më të qarta se ato me rezolucion 4K (3,840 x 2,160 pikselë) ose 125 herë më të qarta se videot Full HD.
Canon shpreson që ky sensor të përdoret në të ardhmen tek mjetet mbikëqyrëse të specializuara për të luftuar krimin, të instrumentet me rezolucion të lartë dhe tek pajisje të tjera industriale.