Candy Crush shitet për 5.9 miliardë dollarë
New York, 3 nëntor - Loja popullore, Candy Crush është blerë nga kompania Activision Blizzard për 5.9 miliardë dollarë.
Kompania që ka blerë lojën kompjuterike zotëron disa nga lojërat më popullore, si Call of Duty, bashkë me lojërat Warcraft, Diablo dhe Starcraft.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Activision Blizzard, kjo kompani tashmë bëhet lider global në lojërat interaktive në celularë, por jo vetëm.
Tashmë mbetet për tu parë nëse me ndryshimin e pronarëve do të ketë edhe ndryshime në një prej lojërave më popullore aktualisht në botë.