28 Dhjetor 2024

Cameron kërkon ligj për të dhënat e telefonisë dhe internetit

Londër, 11 korrik - Kryeministri britanik David Cameron i bëri thirrje parlamentit të përshpejtojë marrjen e masave të reja që lejojnë policinë dhe shërbimet e sigurisë të kenë akses në shërbimin telefonik dhe të dhënat e internetit.

Sipas Cameron, këto masa duhen marrë sa më parë, pasi ndikojnë në mbrojtjen e popullsisë nga \"kriminelët dhe terroristët\".

\"Hapat që po ndërmarrim sot nuk përbëjnë detyrime të reja ndaj shërbimit telefonik apo kompanive të internetit, as nuk synojnë ndërhyrje në lirinë e qytetarëve. Këto masa i shërbejnë rikthimit dhe ruajtjes së aftësive jetike për sigurinë tonë kombëtare\", theksoi Cameron

Sipas ligjit të ri, kompanitë e telekomunikacionit duhet të ruajnë \"të dhënat e komunikimit\" të klientëve të tyre. Në këto të dhëna nuk përfshihen mesazhet dhe thirrjet telefonike të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)