22 Dhjetor 2024

Burma bllokon Facebook-un dhe rrjete tjera sociale

Mianmar, 4 shkurt - Facebook dhe rrjete tjera sociale janë bllokuar në Burma, disa ditë pasi ushtria ka fituar kontrollin e shtetit, dhe ka ndaluar lideren de fakto, Aung San Suu Kyi.

Facebook dhe vëzhgues të internetit, kanë konfirmuar më 4 shkurt se ofruesve të këtyre shërbimeve u janë bllokuar disa qasje.

Në mesin e platformave të bllokuara në këtë shtet, që njihet edhe si Mianmar, janë Facebook, WhatsApp dhe Instagram.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të rikthejnë lidhjet, në mënyrë që njerëzit në Mianmar të mund të komunikojnë me familjen dhe miqtë dhe t’i qasen informacionit të rëndësishëm”, ka thënë zëdhënësi i Facebook-ut, Andy Stone.

Njerëzit në Burma kanë përdorur tejet shumë Facebook-un, prej kur ushtria ka fituar kontrollin më 1 shkurt.

Para se të bllokohej qasja, ata e kanë shfrytëzuar këtë platformë për të kundërshtuar veprimet e ushtrisë.

Ministria për Komunikime dhe Informacion, ka thënë se Facebook do të mbetet i bllokuar deri më 7 shkurt.

“Aktualisht njerëzit që janë të shqetësuar për stabilitetin e shtetit... janë duke përhapur lajme të rreme dhe dezinformata, duke shkaktuar keqinformim te njerëzit që përdorin Facebook-un”, është cituar të ketë thënë kjo ministri sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.

Ndalimi i Suu, Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe më 1991, ka nxitur thirrje për lirim nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet perëndimore.

Ushtria e ka akuzuar qeverinë e saj se nuk ka hetuar supozimet për mashtrime me vota në zgjedhjet e 8 nëntorit, në të cilat partia e Suu Kyis ka fituar 80 për qind të votave, sipas Komisonit Zgjedhor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)