Bullgaria e treta në botë për nga shpejtësia e internetit
Sofje, 21 shtator - Një studim i kompanisë Pando Networks, e cila është specializuar në studimin e shpejtësisë së lidhjeve të internetit në tokë, e klasifikoi Bullgarinë në vendin e tretë në botë për nga shpejtësia e shkarkimit nga interneti.
Para Bullgarisë janë vetëm Koreja e Jugut dhe Rumania, të cilat janë përkatësisht në vendin e parë dhe në atë të dytë.
Shpejtësia mesatare e shkarkimit në Korenë e Jugut është 2 202 kilobajtë në sekondë, gjersa në Rumani dhe Bullgari përkatësisht 1909, 1611 kilobajtë në sekondë.
Befasisht, në studimin e kompanisë Pando Networks, SHBA-të janë klasifikuar në vendin e 26.