Bullgaria dhe Rumania në top 10 në botë për nga shpejtësia e internetit
Bruksel, 26 janar - Bullgaria dhe Rumania janë në top 10 në botë për nga shpejtësia e lidhjes së internetit sipas një klasifikimi të Blumbërg.
Rumania është në vend të pestë në klasifikim, kurse Bullgaria zë vendin e tetë. Tri pozitat e para për nga shpejtësia e lidhjes së internetit janë zënë nga vende aziatike Honkong (54,1 MB/sek.), Koreja Jugore (48,8 MB/sek.) dhe Japonia (42,2 MB/sek.).
Pas kësaj radhiten Letonia (37,5 MB/sek.), Rumania (37,4 MB/sek.), Belgjika (32,7 MB/sek.), Zvicra (32,4 MB/sek.).
Bullgaria është në vendin e tetë për nga shpejtësia e lidhjes së internetit me 32,1 MB/sek., pas saj janë Izraeli (30,9 MB/sek.) dhe Singapori (30,7 MB/sek.).