Britanikët të varur nga teknologjia
Londër, 20 gusht - Britanikët po bëhen gjithmonë e më të varur nga teknologjia.
Sipas një studimi të fundit, 45 për qind të kohës që rrinë zgjuar, gjenden para kompjuterit, televizorit apo radios. Studimi është kryer nga Ofcom, kompania për komunikacionin në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas studimit, kjo tendencë është shtuar me hyrjen në treg të smartphone dhe faqeve sociale si Facebook apo Twitter.