Britania refuzoi të ekstradojë hakerin në SHBA
Londër, 17 tetor - Hakeri britanik Gary McKinnon nuk do të ekstradohet në SHBA, ku e akuzojnë për thyerje të sistemeve kompjuterike ushtarake, njoftoi Ministrja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe Theresa May.
Sipas fjalëve të Theresa May, ajo e bllokoi ekstradimin e Gary McKinnon për shkak të druajtes se në SHBA mund të shkelen të drejtat e tij. Sipas ekspertizës së mjekëve, Gary McKinnon, i cili vuan nga sindroma e Aspergerit, mund të kryejë vetëvrasje nëse ekstradohet.
Prokurorët amerikanë e akuzojnë Gary McKinnon për thyerjen më të madhe në histori të sistemit të Pentagonit, ndërkohë ai vetë pohon se ai vetëm u përpoq të gjejë prova për ekzistencën e UFO-ve. Lufta e Gary McKinnon kundër ekstradimit në SHBA vazhdon tashmë 10 vjet me radhë.