23 Dhjetor 2024

Britania nis hetimin ndaj "Facebook"-ut për keqpërdorim të të dhënave

Londër, 21 mars - Në Britani ka nisur të hetohet nëse "Facebook"-u ka bërë sa duhet për të mbrojtur të dhënat, pas zbulimit se informacioni personal është keqpërdorur për qëllime politike.

Kreu i Komisionit të Informacionit Elizabeth Denham ka kërkuar një mandat kontrolli në zyrat e firmës së konsulencës "Cambridge Analytica", pas një informacioni se kjo firmë ka mbledhur të dhënat private të miliona njerëzve për të mbështetur fushatën presidenciale të Donald Trump-it në vitin 2016:

"Nuk mendoj se duhet t'ua ngarkojmë të gjithë përgjegjësinë përdoruesve për të mbrojtur të dhënat e tyre. Prandaj është ligji që kërkon nga kompanitë të jenë të përgjegjshme e transparente dhe të sigurojnë të dhënat. Ligji është pikërisht për këtë gjë."

Ligjvënësit amerikanë dhe ata europianë kanë kërkuar gjithashtu shpjegim se si "Cambridge Analytica" arriti të ketë qasje në të dhënat në vitin 2014 dhe pse "Facebook"-u nuk i njoftoi përdoruesit e tij.

Sipas "Facebook"-ut, të dhënat u mblodhën nga akademiku britanik Aleksandr Kogan, i cili krijoi një aplikacion në platformë, që u shkarkua nga 270 mijë veta.

Kogan më pas shkeli politikat e "Facebook"-ut, duke ia kaluar të dhënat "Cambridge Analytica"-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)