Britania do të testojë teknologjinë 5G
Londër, 6 shtator - Qeveria britanike ka bërët te ditur se do të zhvillojë provën e parë të teknologjisë së telekomunikacionit të lëvizshëm 5G në zonën West Midlands për të bërë përgatitje për ndërtimin e rrjetit 5G në të ardhmen.
Mësohet se fondet për ndërtimin e rrjetit britanik 5G do të arrijnë në rreth 75 miliardë paundë, të cilat do të jepen nga qeveria britanike dhe partnerë të bashkëpunimit vendës.
Ministrja britanike e Shtetit për Digjitalizimin Margot James vuri në dukje se teknologjia 5G do të ndryshojë së tepërmi jetën e përditshme të popullit britanik duke u sjellë atyre shanse të reja dhe përmirësimin e jetesës.
Parashikohet se 4 kompanitë kryesore të telekomonikacionit të Britanisë do të ofrojnë shërbimin 5G në vitin 2020.