BP do të shpenzojë 100 milionë dollarë për një superkompjuter
Houston, 8 dhjetor - Kompania Energjetike British Petroleum Company (BP) njoftoi për ndërtimin e një sistemi të ri kompjuterik në Houston në shtetin e Texasit.
Atje është planifikuar të vendoset një superkompjuter i modernizuar.
Sipas të dhënave të mediave, për të rritur efektivitetin e sistemit kompjuterik aktual, i cili, në fakt, tashmë është kompjuteri më i fuqishëm komercial në botë, BP do të shpenzojë rreth 100 milionë dollarë.
Superkompjuteri i nevojitet kompanisë për të analizuar të dhënat sizmike dhe për të krijuar modele 3-dimensionale të vendburimeve të naftës dhe gazit.