Boomerang, pajisja që tregon vendodhjen e snajperit
Londër, 8 gusht - Një pajisje revolucionare e quajtur "Boomerang", e cila "dëgjon" të shtënat nga armiqtë dhe menjëherë i lajmëron ushtarët për vendodhjen e snajperit, po ndihmon trupat britanike për të luftuar talebanët.
Sistemi mund të zbulojë saktësisht se nga vijnë të shtënat, duke lejuar ushtarët të lëvizin me shpejtësi ose të kthejnë zjarr.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se kjo pajisje po shpëton jetë. Bomerang përbëhet nga 7 mikrofonë të ndjeshëm të cilët dallojnë shpërthimet dhe zhurmën e plumbit duke përcaktuar vendodhjen nga është nisur gjuatja me armë.
Pasi plumbi i armikut zbulohet, pajisja bën një llogaritje shumë të shpejtë dhe përcakton drejtimin, distancën dhe lartësinë nga është gjuajtur.
Ushtarët lajmërohen për pozicionin e qitësit nga një shkrim në ekran dhe nga një zë robotik të regjistruar tek pajisja. I gjithë procesi realizohet për 2 sekonda.