23 Dhjetor 2024

Blerjet online, 232 miliard do shpenzohen këtë vit në BE

Bruksel, 23 janar - Sipas analizave të fundit nga një prej kompanive vëzhguese të tregut, Kelkoo, po shënohet një numër në rritje i konsumatorëve që nuk po parapëlqejnë shopingun në dyqane fizike por më shumë ato virtuale.

Kelkoo parashikon se shpenzimet online në Bashkimin Evropian projektohet të vazhdojnë me rritje, dhe thuhet se do të arrij në një shumë prej 232 miliard për 2012.

Nëse parashikimet dalin të vërteta, kjo do të nënkuptojë një rritje prej 16 për qind krahasuar me 200 miliard sa ishte arritur në vitin 2011, dhe natyrisht supozohet të vij në shpinë të variantave tradicionale të tullave dhe llaçit, rritja e të cilave projektohet të rritet për më pak se 1.8 për qind.

Të dhënat e mbledhura gjithashtu sugjerojnë se ka hapësirë të theksuar për rritje, megjithatë shpenzimi online ka kapur vetëm 7.8 për qind të të gjithë tregtive të bëra në Bashkimin Evropian në vitin 2011, ku Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca janë përgjegjëse për 71 për qind të tërë kësaj.

16 për qind e rritjes së projektuar është një rënie e lehtë prej vitit 2011, që ka vëzhguar shpenzimet online në BE duke u rritur për 18 për qind – edhe pse Evropa po vazhdon të përjetojë një rritje të shprehisë së klikimit dhe blerjes dhe po tejkalon SHBA’n, që ka përjetuar një rritje prej vetëm 12.8 për qind në vitin 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)