BlackBerry sjell dy smartfonë të rinj
Barcelonë, 28 shkurt - Kompania kineze, TCL, e njohur për prodhimin e televizorëve dhe telefonave Alcatel, ka sjellë KEYone, telefonin e shumëpritur të BlackBerry për 2017, në Mobile World Congress në Barcelonë.
KEYone, më herët i thirrur Mercury, vjen për njerëzit që preferojnë tastierën fizike QWERTY, si dhe tiparet e sigurisë së BlackBerry.
Telefoni është pajisje Android që vjen me tastierën QWERTY dhe ekranin funksional të ndjeshëm në prekje. KEYone vjen me ekran të madhësisë 4.5 inç, të rezolucionit 1,620×1,080 pikselë dhe xham Corning Gorilla Glass 4.
KEYone punon me procesorin Snapdragon 625, ka RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB. Kamera kryesore ka mundësi të shkrepjes së fotove në 12MP ndërsa kamera dytësore vjen me 8MP.
Celulari ka çmim prej 549 dollarë në SHBA ndërsa në vendet evropiane vjen për 599 dollarë.